Erdhi për ta zëvendësuar Ronaldon, dështon blerja 22 milionëshe e Realit
Një ndër dështimet më të mëdha të Realit të Madridit është padyshim Mariano Diaz. Sulmuesi u mor vitin e kaluar nga Lyon për gati 22 milionë euro, madje iu dha dhe numri “7”, si pasuesi i Cristiano Ronaldos.
Gjithsesi, 26-vjeçari ka rezultuar një dështim i madh, ku gjithçka është konfirmuar këtë sezon. Mariano nuk ka luajtur asnjë minutë, madje Zidane e ka grumbulluar në vetëm një ndeshje në La Liga për të ngrohur stolin.
Ajo që e bën edhe më të rëndë dështimin e “Los Blancos” është fakti që Mariano Diaz përton plot 4.5 milionë euro në sezon! Thënë ndryshe, sulmuesi që nuk ka luajtur asnjë minutë me Realin këtë sezon, nëse do të ishte te Milani do të ishte lojtari i dytë më i paguar në ekip..