15:44 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Erdhi shtatori, Liberta rikthehet mahnitshëm me ‘Prive’

Liberta Spahiu vazhdon të jetë ndër prezantueset më të mira shqiptare.

Ajo arriti që pavarësisht çdo konkurrence të mbajë ‘Prive-n’ emisionin më të ndjekur shqiptar sa i përket botës së showbizit.

Sigurisht se prezantuesja përpos pamjes mahnitëse që ka arrin që publikun ta mbajë në vëmendje edhe me produktivitetin dhe prezantimin e veçantë që bën, transmeton Indeksonline.

Pas pushimit veror të Prive-s, këtë të shtunë ekranit i kthehet sërish Liberta, duke i “ngacmuar” dhe duke i publikuar të vërtetat e artistëve tanë.

Për më tepër shikoni më poshtë paralajmërimin e bërë nga vetë Liberta./Indeksonline/