75 Mall Live Search
12:23 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Erdhi si ”bomber”, por do të largohet nga Prishtina si i dështuar

Prishtina e ka mbyllur me sukses stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga kryeqyteti e ka mbyllur këtë fazë në vendin e parë, një pikë para ndjekësit më të afërt, Feronikelit.

Në afatin kalimtar veror, Alen Jasharoski erdhi për ta përforcuar Prishtinën në fazën e sulmit me synimin për ta ndihmuar skuadrën në garën për titull, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas planit të tij, teksa kohën më të madhe, ai e kaloi në dhomën e të lënduarve.

Në verë ai la Shkupin për t’ju bashkuar Prishtinës, por tani në afatin kalimtar dimëror, ai pritet të jetë largimi i parë nga skuadra e Mirel Josës.

Kështu, mbetet të shihet nëse Prishtina do ta transferojë ndonjë sulmues për ta mbuluar Jasharoskin, apo do ta kthejë Liridon Fetahajn./IndeksOnline/