Erdhi si “mall kinez” u largua si i tillë, Cobian i jep fund aventurës te Llapi

Futbollisti Jose Cobian është larguar nga skuadra e Llapit.
Sulmuesi meksikan u transferua te Llapi vitin e kaluar si një prej transferimeve më të shtrejëta në futbollin kosovar, shkruan IndeksOnline.
Ai edhe pse bëri 26 paraqitje me klubin nga Podujeva nuk shënoi asnjë gol.
Në njoftimin e publikuar nga skuadrta e Llapit, thuhet se Cobian u largua pasi nuk arriti të përshtatej sa duhet me ambientin, për çka edhe kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit.
Kujtojmë që Llapi para se të transferonte Cobianin paralajmëroi një super transferim por që në fakt ai deri sa nënshkroi me skuadrën nga Podujeva, kishte në total 70 ndeshje ku kishte shënuar vetëm 4 gola.
25-vjeçari meksian, sipas webfaqes, “Transfermarkt” vlerësohet rreth 500 mijë euro./IndeksOnline/