Erdhi te Manchester United me shumë bujë, Schneiderlin transferohet në klubin francez
Ish-futbollisti i Manchester United, Morgan Schneiderlin është larguar nga skuadra e Everton.
Ai është transferuar tek skuadra franceze, Nice, transmeton Indeksonline.
Skuadra e Nice që udhëhiqet nga Patrick Viera ka një kohë që po e kërkon ish-futbollistin e Southampton.
Everton e ka falenderuar Schneiderlin për paraqitjet e tij me fanellën blu./Indeksonline/