14:02 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Erdhi vera për Kim Kardashian, gruaja e Kanye West në bikini ‘përvëlon’

Edhe pse është një nga femrat  më të fotografuara në planet, format e saj ende tronditin dhe tejkalojnë të gjitha pritshmërit.

 Kim Kardashian publikoj një tjetër fotosesion të hënën pasdite, në të cilat ajo është parë në rroba banje me shumë shije të cilat nuk lënë asgjë për imagjinatën.

Ishte kjo përpjekja e radhës e yllit Keeping Up With The Kardashians për të tërhequr vëmendjen nga posti i saj i mëparshëm po atë ditë, të cilin fansat vunë re se e kishte tepruar me photoshop.

Ajo u paraqit vetëm në bikini ngjyrë të verdhë, me flokët gërsheta dhe një aksesor në qafë.

Bukuroshja 39 vjeçare tregoj format e saj mahnitëse në fotosesionin që mori mbi 2 milionë pëlqime e mijëra komente./Indeksonline/