Erdogan bën bashkë liderët ballkanas në inaugurimin e aeroportin të ri
Me praninë e presidentit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan dhe pjesëmarrësve nga katër anët e botës, sot realizohet inaugurimi i Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.
Erdogan përshëndeti mysafirët në terminal, në mesin e të cilëve edhe krerët e vendeve të rajonit, përfshirë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, atë të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 janë pjesë e ceremonisë.Pas përfundimit të plotë, aeroporti i ri pritet të jetë aeroporti më i madh në botë.
Hapja e fazës së parë të aeroportit bëhet me rastin e Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.
Në fazën e parë, aeroporti do të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit.
Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.
Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.
Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.