Erdogan dhe Putin nënshkruajnë marrëveshje për armëpushim në Idlib

Pas më shumë se gjashtë orësh bisedime në Moskë, ka përfunduar takimi në mes presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Takimi në fjalë u organizua pasi situata në provincën siriane të Idlib-it u përshkallëzua.
Presidentët fillimisht folën disa orë në katër sy dhe më pas iu bashkuan edhe delegacionet.
Erdogan dhe Putin nënshkruan një marrëveshje për Sirinë, të shkruar në anglisht, turqish dhe rusisht.
Në konferencë për media u tha se në këtë marrëveshje u dakorduan për një armëpushim shtatë-ditorësh dhe se marrëveshja hy në fuqi me gjashtë mars, apo mesnatën e sotme./Indeksonline/