Erdogan, duke e “vrarë” Feton po e dëmton islamin dhe demokracinë!

Shkruan: Prof. Dr. Fadil Maloku
(Lidhur me ardhjen e Presidentit turk Taip Erdogan në Shqipëri)
Në vend të xhamive, dronëve dhe benefitetve tjera jo substanciale, pra të parëndësishme për ta emancipuar një komb, një shtet apo një vend, qeveria e Erdoganit më mirë do ishte të investoj në edukim dhe arsimim cilësor dhe koherent me trendet postmoderniste të kohës, ashtu siç e ka imperativ lëvizja që ai e ka identifikuar si terorriste!? Sepse, është shumë e qartë që islami si vlerë, po edhe si sistem jete e sjellje e mishëruar me shekuj të tërë në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e botës lindore, kishte arritur me shekuj të tërë të mbijetonte vetëm fal ngjizjes që e kishte me edukimin dhe arsimin e masave të gjera. Ndërkaq, me humbjen e interesimit për emancipim dhe zhvillim falë edukimit dhe arsimimit, ai e filloj rënien dhe humbjen e “peshës specifike” që e gëzonte në konkurrencën globale. Nga ky trend i mosinteresimit për ta zhvilluar sistemin dhe cilësinë e arsimimit dhe edukimit, apo nga ky fillim i pushimit të ushtrimit të ndikimit emancipues, (që në fakt, ani pse ishte i ngadalshëm) mbi masat e gjëra popullore, rezultoj degradimi i “kontrolluar” me pasoja që sot njihen si dekadencë, apati e injorancë, e margjinalizim të paparë ndonjëherë më parë. Dikush do thoshte që kjo”histori” e rënie-ngritjeve e ka përcjellur edhe qytetërimin krishter dhe ate judaist. Dakord, ama këto dy qytetërime për dallim nga ai islam, kur e kanë kuptuar që edukimi dhe sidomos sistemi arsimor është ajo lokomotiva e emancipimit(social, politik, ekonomik, kulturor e edhe ushtarak) të gjithëmbarshëm, i janë rikthyer modernizimit dhe sidomos tani poatmodernizimit. Andaj, nga ky proces i ngecjes, kontestimit, frustrimit, margjinalizimit, e madje edhe keqkuptimit me gjithë atë inxhinierinë përcjellëse të stigmatizimit e paragjykimit, po vazhdon ende edhe në ditët e sotme. Dallojnë vetëm forma e “teknologjisë” derisa inxhinieringu i përmbajtjes mbetet po ai i njëjti. Modernizmi, edhe sot e kësaj dite e ka si imperativ mposhtjen, apo të paktën margjinalizimin e gjithçkaje që “bashkëjeton” me tradicionalen dhe vlerat që i konsumon ajo në jetën sociale, atë politike, e sidomos atë qytetëruese e kulturore. Arsyeja e vetme është se ajo në “dioptrinë” e modernizmit, ende projektohet dhe perceptohet ekskluzivisht si pengesa më serioze për “mirëmbajtjen” afatgjata të vlerave dhe resurseve të neoliberalizmit. Në këtë “mal” procesesh të kontestimit, ka shumë raste e ngjarje të përditësuara kur nën rrogozin dhe “adresën” e vlerave tradicionale; kontestohet, denigrohet e madje edhe luftohet edhe vetë islami(civil, sepse, për “islamin politik” është tashme evidente!) që tashmë në “sofrën demokratike“ veç ka bërë “ofertën” e vete si për kurimin ashtu edhe për fisnikërimin e sjelljeve deviante (sidomos) që në këto shoqëri përveç që janë bërë pengesa serioze, janë shndërruar edhe në një gangrenë kërcënuese edhe për vetë shoqëritë moderniste e post-moderniste të kohës sonë.
Duhet kuptuar, se gjatë modernizimit të Perëndimit, bota islame ngeci, e në rastin më të mirë progresi dhe mirëqenia ishin në një mënyrë një lloj luksi edhe nga shkaku se spektri i shoqërive bashkëkohore ani pse i larmishëm ai edhe më tej mbeti i “kurorëzuar” me vlerat dhe traditat e trashëguara nga e kaluara jo fort e largët. Tradita dhe modernizmi mund të bashkëjetojnë, nëse modernizimi nga njëra anë arrin të mbahet si një kulturë e re autonome e sjelljes dhe në anën tjetër nuk synon e nuk kultivon ambicie kërcënuese e shkatërruese ndaj vlerave tradicionale. Apo të paktën të provoj të promovoj ca nga ato vlera, parime, norma e sjellje që në një mënyrë i bënë rezistencë erozionit të kohës dhe dosido përputhen me parimet dhe normat e etikes dhe moralit neoliberal. Në mënyrë që jo vetëm “oferta” islame, por, as ato tjerat me background civil, të mos eliminohen e ekskomunikohën nga “konkurrenca” lojale e demokracisë. S’ këndejmi, islami burimor e jo ai interpretues që mundohen ta “instalojnë” përmes shartimit të demokracisë, si islamofobët ashtu edhe fundamentalistët radikal, në kushtet dhe rrethanat e dominimit planetar të neoliberalizmit dhe globalizimit po edhe dhe në kushtet e konservatorizmit islamik, ende ka mbetur i margjinalizuar dhe i kontestuar nga të gjitha anët. Ndërkaq, ajo që sot shquhet si “botë islame” është një koncept shumë konfuz dhe i vështirë për tu përkufizuar sociologjikisht. Për shkak të lara manisë interpretuese dhe kuptimit etimologjik që ngatërrohet (pa)qëllimshëm shumë herë nga autorët e profileve dhe formimeve të ndryshme kulturore e ideologjike që i “prodhoj” modernizmi (i shekujve të kaluar) dhe (post)modernizmi i kohës sonë. Në fakt, nocioni “botë islame”, nuk mund të përkufizohet vetëm me natyrën dhe konceptimet gjeografike të vendeve me shumicë islame që kanë origjinë; etni dhe kultura myslimane dhe arabe. Sepse, popujt arabë ose ata të arabizuar edhe më tej mbetën vetëm një pjesë e vogël e të gjithë botës moderne islame. Pjesë përbërëse e saj sot janë edhe popujt e kulturat e tjera përreth dhe përtej kufijve gjeografik. E atributi “islam”, në sintagmën “bota islame” si me formën ashtu edhe me përmbajtjen e tij shumë më shumë nënkupton dhe padyshim edhe aludon një kulturë e qytetërim të veçantë, dhe më pak një komunitet e qytetërim e kulturë kompakte. Kurse atributi i “modernizmit”, ka të bëjë më shumë me konceptin e zbulimeve dhe risive në gjitha sferat e jetës; sociale, asaj politike, ekonomike, ushtarake e kulturore të kohës. Jürgen Habermas, p.sh. fjalën modernitet e percepton si “një vetëdije (më të sofistikuar e më specifike, kursivi im) që vihet kundruall kohës dhe si një qëndrim refleksiv ndaj pozicionimit të dikujt në histori”. Maks Weber, për dallim nga Habermasi, modernizmin e definoj; “si intelektualizim dhe si veprimtaria intelektuale… e cila duhet të mbrohet nga propaganda politike ose nga besimet fetare, ku neutraliteti i ligjit e ka për detyrim ta mbroj nga nepotizmi, klientelizmi dhe korrupsioni. Administratat publike dhe ajo private nuk duhet të bëhen instrumenti i pushtetit personal, kurse, jeta publike dhe ajo private duhet të ndahen, ashtu si pasuria private duhet të ndahet nga buxheti i shtetit ose kompanisë.” Tani, nëse analizojmë shkarazi shkaqet e ngecjes së qytetërimit islam kuptojmë se pothuajse shumica e këtyre shkaqeve dhe arsyeve varen shumë nga kompleksi i këndvështrimit që e bëjmë. Ka shumë autorë (si nga komuniteti islam ashtu edhe ai perëndimor) që ketë stagnim, ngecje e vonesë të qytetërimit dhe kulturës islame e perceptojnë dhe e projektojnë kryesisht si pasojë e stopimit të menduari kreativ, pra, mungesës së një arsimimi cilësor, kurse, ca të tjerë i marrin pushtimet e pandërprera që fillimisht u ushtruan s’pari nga ana e perandorisë mongole, pastaj asaj otomane dhe në fund asaj evropiane. Por, shkaqet tjera të stagnimit të “botës islame”,mund të kërkohen si tek faktorët e brendshëm po aq edhe te ata të jashtëm, siç; pasivizimi kognit