14:02 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Erdogan fajëson ambasadorin e SHBA-së për krizën diplomatike

Presidenti Tayyip Erdogan fajësoi ambasadorin e SHBA-së në Turqi të martën për krizën diplomatike midis dy vendeve.

Në një sulm të hapur ndaj ambasadorit John Bass, Erdogan pretendon se Bass veproi në mënyrë të njëanshme në pezullimin e shërbimeve të vizave në Turqi pas arrestimit të një punonjësit në konsullatën e SHBA-së, transmeton AktivPress.

“Një ambasador të marrë vendime vet, duke thënë se po e bën këtë në emër të qeverisë së tij është e çuditshme. Nëse ambasadori ynë do e bënte një gjë të tillë, nuk do ta mbanim atë as edhe një minutë”, tha Erdogan.

Ambasada e SHBA-së tha të dielën në mbrëmje se do të pezullonte shërbimet e vizave, por gjithashtu vlerësoi angazhimin e Turqisë për sigurinë e misioneve dhe stafit të saj.

Ambasada poashtu tha se akuzat se punonjësi i arrestuar kishte lidhje me Fethullah Gulen, një klerik musliman i fajësuar nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar kundër Erdoganit vitin e kaluar, ishin të pabaza./AktivPress