Erdogani i ashpër me evropianët: Doni t’na hani, por jemi shumë, shumë të mëdhenj, s’do keni sukses

Vendimet e samitit të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED 7) në Korsikë të enjten dhe aleanca e Greqisë me Francën kanë provokuar reagime të forta, në Turqi.
Kjo u pa si në reagimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por edhe raportet e shtypit turk.
Erdogani reagoi përmes një video-je në Twitter, duke publikuar një deklaratë kur ishte kryebashkiak i Stambollit.
Ai e ngarkoi atë rreth orës 01:00 të mëngjesit në llogarinë e tij personale (dhe jo të presidencës) në Twitter dhe mesazhi ishte i qartë.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 10, 2020
Në deklaratën e risjell në kohë, Erdogani shprehet: “Është një tryezë ujqërish që po përgatitet. Doni te na hani? Ne jemi shumë të mëdhenj, ju nuk do të keni sukses. Nuk mund ta bëni ”.
Mesazhi i samitit Med 7, ishte i qartë, me Ankaranë si marrësin kryesor dhe Rusinë si marrësin dytësor.
Siria, Libia, Mesdheu Lindor dhe emigrimi ishin pikat kryesore që u diskutuan, u analizuan dhe mbi të cilat u bazua formulimi përfundimtar i deklaratës, si edhe formulimi i një qasjeje të përbashkët ndaj Ankarasë.
Kështu, parulla “Pax Mediterranea” e shqiptuar nga Emanuel Macroni, pra “Paqja në Mesdhe” – ose edhe më mirë “Paqja Mesdhetare” – i referohet formulimit të një strategjie të përbashkët të BE-së në mënyrë që të mbrojë interesat strategjikë të Evropës në të gjithë pellgun mesdhetar.
Turqia dhe Greqia, vende anëtare të BE-së, kanë mosmarrëveshje të fortë në lidhje me shtrirjen e shelfit të tyre kontinental.
Tensionet u rritën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi një anije eksplorimi në ujërat e diskutueshme në rajon, e shoqëruar nga anije luftarake, disa ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje detare me Egjiptin që zemëroi Turqinë.
Ankaraja që nga ajo kohë ka zgjeruar punën e anijes në rajonin më të gjerë, duke lëshuar udhëzime të cilat Athina i quan të paligjshme.
Udhëheqësi konservator grek i diskutoi komplikacionet më të fundit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili kryeson samitet e liderëve të BE-së. Zoti Mishel do të vizitojë Athinën, më 15 shtator.