14:51 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Erdogan i kërkon Putinit të takohet me Zelenskyn në Turqi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Ergogan i ka kërkuar homologut rus, Valdimir Putin që të takohet me Zelenskyn në Turqi.

Propozimi vjen në kuadër të ndërmjetësimit të Turqisë për të vendosur paqen rajonale, shkruan në postimin e saj në Twitter Anadolu Agency.

“Presidenti turk thotë se i tha homologut rus të zhvillonte një takim me presidentin ukrainas në Turqi për të kontribuar në paqen rajonale.”

Propozimi ka ardhur gjatë takimit të dy liderëve në Soçi, një qytet rus.

Ditën e djeshme pas një diskutimi mbi katër orë  me dyer të mbyllura  në Soçi, dy liderët ranë dakord që Turqia ta paguajë Rusinë me monedhën ruse rubla, për një pjesë të  gazit rus, me të cilin Ankaraja furnizohet.

“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit”, u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit.