10:30 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Erdogani i kundërpërgjigjet brutalisht Assadit, s’lë vend pa sulmuar

Forcat e armatosura të Turqisë (TSK) pas sulmit të kryer nga forcat e regjimit në Idlib, kanë goditur gjatë gjithë natës elementet e regjimit të Asadit, raporton AA-ja.

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, mësohet se momentet e goditjes nga ajri dhe artileri ndaj objektivave të regjimit janë filmuar nga mjetet ajrore pa pilot (dronët).

Në këto pamje vërehen momentet e goditjes ndaj autokolonave me mjete të blinduara që i përkasin regjimit, elementëve në lëvizje, bazat dhe qendrat që përdoren për armatime nga regjimi, transmeton IndeksOnline.

Të enjten vonë, të paktën 33 ushtarë turq ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror të forcave të regjimit të Asadit në zonën e de-eskalimit, në Idlib.

“Janë neutralizuar 5 helikopterë, 23 tanke, 23 artileri dhe obusë, nga një sistem mbrojtës ajror SA-17 dhe SA-22 si dhe 309 ushtarë të regjimit”.

“Pavarësisht se vendet ku gjenden njësitet tona janë koordinuar paraprakisht me zyrtarët e Rusisë në terren, ka ndodhur ky sulm”, tha ministri Akar.

Akari u shpreh se krahas paralajmërimeve pas sulmeve të para, regjimi sirian vazhdoi sulmet vdekjeprurëse, madje duke synuar edhe ambulancat. Ai gjithashtu tha se pavarësisht se vendet ku gjenden njësitet turke ishin koordinuar paraprakisht me zyrtarët e Rusisë në terren, ka ndodhur ky sulm. “Asnjë grup i armatosur nuk ishte rreth trupave turke gjatë sulmit vdekjeprurës të regjimit të Asadit”.