Erdogan i qartë, nuk do që Turqia të përfshihet në luftën kundër Iranit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan me reputacionin e të qenit optimist, i sinqertë dhe i ashpër, ishte i qartë kur iu drejtua kabinetit të tij të hënën.
Ai nuk dëshiron që Turqia të përfshihet në luftën kundër Iranit, raporton SkyNews.
“Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri. Sigurimi i sigurisë së Turqisë dhe paqes së 86 milionë qytetarëve të saj është përparësia jonë më e madhe”, u tha Erdogan ministrave të tij.
Ai po fliste të njëjtën ditë kur një raketë e dytë balistike e lëshuar nga Irani drejt Turqisë u kap nga mbrojtjet e NATO-s.
Mbetjet nga kapja ranë në një fushë në qytetin jugor turk të Gaziantepit. Një raketë e parë e lëshuar ditë më parë u kap gjithashtu, këtë herë, ndërsa po shkonte drejt hapësirës ajrore turke.

