13:20 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

Erdogan-i u bashkohet vendeve arabe, kërkon nga turqit t’i bojkotojnë produktet franceze

Deklaratat e presidentit të Francës, Emanuel Macron se “islami është burim i terrorizmit ndërkombëtar” pas vrasjes së mësuesit francez kanë ngjallur debate të mëdha në vendet me shumicë myslimane.

Pas vendeve arabe edhe Turqia ka bërë thirrje që të bojkotohen totalisht produktet me origjinë nga Franca.

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, përmes një konference ka bërë thirrje që qytetarët e shtetit të tij të mos blejnë asnjë produkt francez.

Pak ditë më parë ka pasur edhe deklarata ku Erdogani ka kritikuar shumë homologun e tij nga Franca për qëndrimin ndaj islamit dhe lejimin e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. /IndeksOnline/