75 Mall Live Search
09:03 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / MSH

Erdogan: Jemi me Katarin! Izraeli nuk do paqe

Turqia ka dënuar ashpër sulmin izraelit në Doha, duke e cilësuar si provë të qartë se Tel Avivi nuk ka synim paqen, por vetëm zgjatjen e luftës dhe destabilizimin e rajonit.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Jashtme turke theksohet:

Duke sulmuar një delegacion që ishte në negociata për armëpushim, Izraeli tregoi qartë se nuk kërkon paqe, por vazhdimin e luftës. Me këtë sulm, Katari, ndërmjetës i procesit, është shtuar në listën e vendeve të goditura nga Izraeli. Kjo është dëshmi e politikës ekspansioniste dhe e adoptimit të terrorizmit si politikë shtetërore nga Izraeli.

Turqia shprehu solidaritet të plotë me Katarin:

Ne qëndrojmë krah Katarit deri në fund, përballë këtij sulmi të shëmtuar që synoi sovranitetin dhe sigurinë e tij.

Ankaraja bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit për t’i dhënë fund agresionit në Palestinë dhe në gjithë rajonin.

Zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz tha se “ky sulm ishte një goditje e rëndë ndaj diplomacisë që bazohet te ndërmjetësimi.”

Kryetari i Parlamentit Numan Kurtulmus e cilësoi “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të Katarit.”

Drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të marrin masa ndaj Izraelit.

“Është koha të qëndrohet në anën e ligjit dhe drejtësisë”, ka thënë Duran.

Ushtria izraelite e justifikoi sulmin si një “goditje të saktë ndaj lidershipit të Hamasit”, teksa shpërthimet u dëgjuan në të gjith Katarin.