06:41 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Erdogan konfirmon bashkëpunimin me Rusinë për sistemin raketor

Presidenti turk, Tayyip Erdogan tha se nuk është kundër blerjes së sistemit raketore “S-400” nga Rusia, dhe poashtu njoftoi se bisedimet për sistemin e “S-500” kanë filluar, raportojnë gazetat turke.

Duke u kthyer nga udhëtimi i tij në Ukrainë dhe Serbi, Erdogan foli me gazetarët në aeroplanin e tij. Ai tha se nuk do të ketë prodhim të përbashkët në fazën e parë të blerjeve “S-400”, transmeton AktivPress.

Ndërsa, për fazën e dytë presidenti turk konfirmoi se do të ketë veprime konkrete për prodhim të përbashkët në mes dy vendeve për sisteme raketore.

“Në fazën e dytë, ne do të ndërmarrim hapa të përbashkëta prodhimi”, tha Erdogan./AktivPress