10:46 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Erdogan letër Kurtit: Shqyrtoje hapjen e Ambasadës në Jeruzalem

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të Ekzekutivit, ka marrë letra urimi nga disa krerë të shteteve në rajon dhe më gjerë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, është një nga ata që e kanë uruar Kurtin.

Erdogani në mesazhin e tij urues, kërkon nga kryeministri i Kosovës që të shqyrtojë hapjen e Ambasadës së Kosovës, në Jerusalem.

“E di që edhe je keni shqetësime në çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Do t’ishte e dobishme për Qeverinë tuaj që ta rishikoni këtë vendim brenda rezolutës së OKB-së dhe të së Drejtës ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në letrën e Erdoganit dëguar Kurtit./Indeksonline/