75 Mall Live Search
22:33 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Erdogani, me apel për Iranin dhe SHBA-në

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje sot për të qetësuar tensionet midis SHBA dhe Iranit të shkaktuara nga vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Ai tha në një intervistë për CNN-in turk, se Irani ka të ngjarë t’i përgjigjet vrasjes së gjeneralëve dhe se ai ka shqetësim për rritjen e rrezikut në rajon.

Erdogani tha se ishte i befasuar nga sulmi, i cili u bë vetëm disa orë pasi foli me presidentin e SHBA-së Trump, të cilit “i sugjeroi posaçërisht se tensionet me Iranin nuk duhet të rriten”.

Marrëdhëniet Iran-SHBA janë përkeqësuar pasi gjenerali iranian Qassem Soleimani u vra gjatë një bombardimi të forcave amerikane mbi një aeroport në Bagdad.

Irani ka njoftuar sonte se nuk do të respektojë më asnjë nga kufizimet e vendosura nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare e vendit 2015 dhe fuqitë e mëdha.

Parlamenti irakian ka vendosur sot të dëbojë forcat e koalicionit ndërkombëtar nga ai vend për shkak të sulmit që vrau Soleimanin.