75 Mall Live Search
23:51 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / Burim

Erdogan: Mirëpresim çdo hap të ndërmarrë drejt njohjes së shtetit të Palestinës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se mirëpret hapat e fundit të ndërmarra për të njohur shtetin palestinez nga Franca, Britania e Madhe dhe vende të tjera.

“Ne i konsiderojmë reagimet e fundit humanitare nga Evropa, veçanërisht Franca dhe Britania e Madhe, si shumë të vlefshme. Ne mirëpresim çdo hap të ndërmarrë drejt njohjes së shtetit të Palestinës”, tha Erdogan në Ankara, sipas Reuters.

Erdogan tha se i telefonoi Presidentit Francez Emmanuel Macron për ta përgëzuar për vendimin e tij për të njohur shtetin palestinez, duke shtuar se mbështetja e një zgjidhjeje me dy shtete do të ishte mënyra më efektive për të kundërshtuar politikat e Izraelit.