14:11 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / LB

Erdogan pritet t’i vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm dhe se kjo konfirmon përkushtimin e vendit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Vizita që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin e Ballkanit,” tha Çavuşoğlu gjatë një aktiviteti në Ankara.

Ai tha gjithashtu se Turqia hapi rrugën për një kthim të sigurt me operacionet e saj ushtarake në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency.

Ende nuk është zbardhur agjenda e vizitës së kreut të shtetit turk në Ballkan dhe nuk dihet se a do të jetë Kosova në mesin e shteteve ku do të qëndrojë.