75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / L K

Erdogan rrit me 49 % pagën minimale në Turqi, shkon mbi 520 euro

Turqia ka rritiur pagën minimale mujore në mbi 520 euro (17.002 lira turke) për vitin 2024.

Lajmin e bëri të ditur këtë të mërkurë presidenti Recep Tayyip Erdogan. Paga u rrit me 49% nga 349.30 euro (11.402 lira turke), tha Erdogan në një postim në rrjetin social X.

“Me shumën e re, ne jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit,” tha ministri turk i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Isikhan në një takim për shtyp në kryeqytetin Ankara.