75 Mall Live Search
22:15 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / SH F

Erdogan shërohet nga koronavirusi, por jo edhe bashkëshortja e presidentit turk

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili doli të shtunën pozitiv për COVID-19, është shëruar dhe ka rezultuar negativ për virusin.

I pari i shtetit turk nuk ka më simptoma dhe në dy ditët e fundit testi PCR i ka rezultuar negativ.

“Falë Zotit, testet që kemi bërë këto dy ditët e fundit kanë rezultuar negative. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për vëllezërit dhe motrat e mia që na mbështetën me lutjet dhe mesazhet e tyre të bukura nga i gjithë vendi dhe bota gjatë këtij procesi”, shkroi Erdogan në Twitter

Zonja e Parë e Turqisë, Emina Erdogan, e cila gjithashtu rezultoi pozitive, ka ende simptoma të lehta.

Erdogan, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 68-të në fund të muajit, mori dozën e tretë të vaksinës antivirale në qershor.