75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Erdogan: Shkencëtarët turq kanë prodhuar ilaçin për trajtimin e COVIDIT-19

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, teksa njoftoi lehtësimin e masave antikoronare, tha se në Turqi është bërë e mundur pasja e një ilaçi për trajtimin e COVIDIT-19.

“Shkencëtarët turq kanë prodhuar me sukses ilaçin Favipiravir, i cili përdoret në trajtimin e COVIDIT-19”, tha Erdogani.

“Ne duhet të mësohemi me faktin se periudha e re që ne e quajmë” normalitet i ri “do të vazhdojë për ca kohë”, tha Erdogani pas një takimi triorësh të kabinetit në kryeqytetin, Ankara.

Erdogani njoftoi se kinematë, teatrot dhe qendrat e shfaqjes do të rihapen në të gjithë vendin nga 1 korriku. Ai shtoi se orari i punës i shërbimeve siç janë restorantet dhe kafenetë, zgjatet nga 22 në 24 orë.

Gjithashtu, qytetarët mbi moshën 65 vjeçe dhe më të vjetër do të lejohen të dalin çdo ditë midis orës 10 dhe 8 të mëngjesit dhe kufizimi i lëvizjes për ata nën moshën 18 vjeçe është hequr plotësisht, me kusht që ato të shoqërohen nga prindërit e tyre. Nga 15 qershori, sallat e dasmave do të fillojnë të kenë aktivitet.

Më 1 qershor, Turqia njoftoi fazën e parë të lehtësimit të masave kufizuese, pasi pretendohet se është bërë përparim në luftimin e koronavirusit. Në Turqi, deri tani janë konfirmuar 172,114 raste infeksioni, ndërsa numri i të rikuperuarve ka tejkaluar 144.598. Si rezultat i COVIDIT-19, 4,728 njerëz kanë vdekur deri tani, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.