19:37 / E Diele, 28 Maj 2023 / AR

Erdogan shpall fitoren, këto janë fjalët e tij të para

Recep Tayyip Erdoğan ka shpallur fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Erdogan, duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Stamboll, ka falënderuar “çdo anëtar të kombit që na përcolli edhe një herë përgjegjësinë për qeverisjen e Turqisë për pesë vitet e ardhshme”, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e popullit tonë”, tha Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për kombin.

Ai falënderoi popullin turk për “festën e demokracisë” që vendi ka përjetuar gjatë zgjedhjeve, raporton Al Jazeera.

“Me dëshirën e Zotit ne do të jemi të denjë për besimin tuaj siç kemi qenë për 21 vitet e fundit”, tha presidenti.

Ai shtoi se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit janë “fituesit” e dy zgjedhjeve të 14 dhe 28 majit./Indeksonline/