Erdogan telefonoi Calhanoglun pas ndeshjes: U futëm në situata të vështira, keni kujdes!

Kombëtarja e Turqisë mbrëmë ka shënuar një fitore të madhe 2:3 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupen e Botës 2026.
Mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu, pas ndeshjes mori një telefonatë të rëndësishme në dhomat e zhveshjes, shkruan Indeksonline
Ishte presidenti Erdogan që telefonoi kapitenin e Turqisë.
“Hakan, mirëmbrëma. Ne po kryesonim shumë lehtë 3:0. Pastaj u futëm në situata të vështira. Keni kujdes”, i tha Erdogan futbollistit të Interit
Më pas, Hakan ia ktheu: Çdo gjë është në rregull z.president”.
/Indeksonline/
Cumhurbaşkanı Erdoğan: “Hakan, iyi akşamlar. 3-0’a kadar rahat gidiyorduk. Sonra zor durumlara girdik. Aman dikkat.”
— BPT (@bpthaber) September 4, 2025
Hakan Çalhanoğlu: “Olsun Cumhurbaşkanım.”
pic.twitter.com/Y8vFPWSFwr