07:27 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Erdogan thotë se mund të mbyllë kufirin me Irakun

Presidenti Tayyip Erdogan tha se Turqia mund të mbyllë kufirin e saj me Irakun e veriut “në çdo moment” pas mbylljes së hapësirës ajrore me kurdët irakianë.

“Ne kemi mbyllur plotësisht hapësirën tonë ajrore në qeverinë rajonale në Irakun e veriut”, u tha Erdogan gazetarëve turkë.

“Bisedimet po vazhdojnë se çka do të bëhet në lidhje me tokën (kufirin) … Ne nuk kemi mbyllur portat kufitare por kjo mund të ndodhë në çdo moment,” shtoi ai.

Turqia njoftoi të hënën se ka mbyllur hapësirën ajrore në rajonin gjysmë autonom të kurdëve dhe tha se do të punonte për të kontrolluar kalimin kufitar kryesor në rajon për qeverinë qendrore të Irakut.

Ankaraja, e cila është duke luftuar një kryengritje nga kurdët turkë prej tre dekadash, ka frikë se një shtet i pavarur kurd në kufijtë e saj do të rriste tensioninet separatiste në Turqi./AktivPress