75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 10 Janar 2023 / LB

Erdogan thotë se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, Erdogan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë, shkruan Anadolu Agency.

“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan.