12:23 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Erdogan: Turqia ka dëshmi të forta se vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

Vrasja  e gazetarit Jamal Khashoggi ishte planifikuar ditë më parë, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Ai tha se Turqia ka  dëshmi të forta se Khashoggi u vra në një vrasje me paramendim dhe “të egër” në konsullatën saudite  në Stamboll më 2 tetor.

Sipas Erdogan, tre ekipe prej 15 shtetasve sauditë kishin ardhur në Stamboll me fluturime të veçanta në ditët dhe orët që çuan në vrasjen e gazetarit, transmeton Indeksonline.

Më tej, ai gjithashtu bri thirrje që të dyshuarit të gjykohen në Stamboll.

Ai kërkoi nga Arabia Saudie që të japin përgjigje se kush e urdhëroi operacionin.

Erdogan konfirmoi se 18 u arrestuan për rastin në fjalë. Sidoqoftë, ai nuk ka lëshuar asnjë detaj për provat e mbledhura për vrasjen.

Ai nuk përmendi ndonjë regjistrim audio ose video të gjetura për këtë rast./Indeksonline/