75 Mall Live Search
23:58 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / Gj. Sh

Erdogan u takua sot me Vuçiqin në Nju Jork, biseduan edhe për dialogun Kosovë- Serbi

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën.

Lideri turk ka thënë së është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Dy liderët janë takuar në Nju Jork në margjinat e sesionit 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan e Vuçiq kanë folur për bashkëpunim mes Turqisë dhe Serbisë.