75 Mall Live Search
23:10 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / S Z

Erdogan: Vazhdon pa ndërprerje ndërtimi i banesave në rajonet e goditura nga tërmetet

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka thënë se janë duke vazhduar intenzivisht përpjekjet për heqjen e mbeturinave në rajonin jugor të goditur nga tërmeti.

Erdogan, mes tjerash, tha se punimet për ndërtimin e banesave në rajonet e goditura nga tërmetet e muajit shkurt janë duke vazhduar pa pushim, shkruan Anadolu.

“Ne po i vazhdojmë intensivisht përpjekjet tona për heqjen e mbeturinave. Ndërsa ndërtimi i rezidencave tona të përhershme vazhdon pa ndërprerje, ne kemi premtuar t’i përfundojmë ato brenda një viti”, tha Erdogan gjatë fjalës së tij në një iftar me të prekur nga tërmeti dhe ekipet e kërkim-shpëtimit në kryeqytetin Ankara.

Turqia planifikon të ndërtojë ndërtesa të mjaftueshme brenda një viti për të përmbushur nevojat e viktimave të tërmetit.

Erdogan është zotuar më parë se 319 mijë shtëpi do të ndërtohen në vitin e parë dhe 650 mijë në total.

Më 6 shkurt, dy tërmete, me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, goditën 11 provinca në Turqi, rreth 14 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.