75 Mall Live Search
14:02 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / OSH

Erdogani dhe gruaja e tij infektohen me Omicron

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të shtunën se ka dalë pozitiv në testin për variantin Omicron të koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti turk tha se ai dhe bashkëshortja e tij po përjetojnë simptoma të lehta të koronavirusit, duke shtuar se ai do ta vazhdojë punën nga shtëpia, shkruan Reuters.

Ai gjithashtu tha “i presim lutjet tuaja”.