21:55 / E Premte, 07 Korrik 2023 / MSH

Erdoganit nuk i pëlqen ideja e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar mbi deklaratën e Jens Stoltenberg ditën e djeshme, ku shprehu optimizmin për finalizimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, në samitin e javës së ardhshme.

Teksa kërkoi që premtimet që i janë bërë Turqisë në Madrid të mbahen, Erdogan tha se vendi i tij nuk mund të mbështesë ata që mbrojnë terroristët.

“Ne nuk mund të mbështesim ata që mbrojnë terroristët. Si mund t’i pranojë Turqia ata që nuk distancohen nga terrorizmi? Ne duam që premtimet që i janë bërë vendit tonë në Madrid të mbahen. Pak aleatë kanë kontribuar në NATO sa Turqia gjatë 71 viteve të fundit. Ndërsa këto fakte janë të dukshme, ne na vjen keq për fushatat që janë zhvilluar kundër vendit tonë në periudha të caktuara kohore.”

Më tej, Presidenti turk deklaroi se vazhdon të mbështesë politikën e dyerve të hapura të aleancës.