75 Mall Live Search
08:22 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Erë dhe shi/ Moti i keq pezullon lundrimin detar në Vlorë

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit nuk do të niset.

Si pasojë e kushteve të motit nisja nga Italia është shtyrë për në mbrëmjen e sotme dhe nesër në mëngjes do të mbërrijë në Vlorë në orën 07:30.

Jugu i vendit ashtu sikur edhe pjesa tjetër e vendit mbrëmjen e djeshme janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.