75 Mall Live Search
15:21 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Erë e fortë dhe dallgë, shpëtohet një pushues në Jalë

Polumbarët e Forcës Detare i shpëtojnë jetën një pushuesi 55-vjeç në Jalë. Sot në mesdite polumbarët shpëtuan nga mbytja 55-vjeçarin me inicialet G.C. nga qyteti i Kukësit.

Për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë, ai e ka pasur të pamundur të dilte në breg duke rrezikuar jetën.

Por ndërhyrja në kohë e mjetit të rojeve të plazhit të Forcës Detare Klinti Beqaj dhe Erion Hysenaj i shpëtuan jetën.