75 Mall Live Search
08:31 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Erë e tmerrshme në Kaçanik, kanalizimet derdhen pa kurrfarë kontrolli, në Nerodime

Janë bërë më shumë se dy javë kur qytetarët e Kaçanikut po përballen me një erë të keqe

Kanalizimet e derdhura në lumin Neredime po bëjnë që një erë e tmerrshme të kundërmojë në qendër të kësaj komune.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar aktivistë dhe këshilltarë të ndryshëm, të cilët “gurin” po ia hedhin Ferizajt.

Një prej tyre është edhe Shemsedin Luzha, (këshilltar komunal). Ai ka kërkuar që të merren masa sa më të shpejta për këtë rast.

“Me keqardhje e kisha kërkuar nga drejtori i Shërbimeve Publike që të japë dorëheqjen nga ai post. T’i lësh qytetarët në këtë gjendje është mjerim”, ka thënë ai.

Indeksonline ua sjellë disa foto:

Për protestë urgjente kundër qelbjes.

Ju njoftojmë se të mërkurën, më 14. 08. 2019, do të protestohet para Komunës në Kaçanik.

Arsyeja e kësaj proteste është që urgjent të ndërmerren masa kundër kutërbimit të lumit Nerodime, i cili tashmë ka arritë në nivel alarmant dhe erërat e rënda janë bërë të padurueshme.

Organet komunale nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar ose sanuar gjendjen edhe pse ky problem na ka shqetësuar qe shumë vite, ne, qytetarëve të Komunës e Kaçanikut.

Protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjase 30 minuta.