75 Mall Live Search
10:09 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / B O

“Ereniku” drejt shkatërrimit, kompanitë që merren me zhavor gllabërojnë lumin

Një pjesë e shtratit të lumit Erenik në Gjakovë është dëmtuar mjaft shumë, duke nxitur me të drejtë reagimin e qytetarëve.

Një banor i fshatit Shishmon ka dërguar një video në redaksinë e IndeksOnline, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga organet përgjegjëse.

Sipas tij, dëmtimi i shtratit të lumit është bërë nga kompani të cilat po marrin zhavorin në lum, ndërsa hedh fajin poashtu tek inspektorati për të cilët thotë që asnjëherë nuk janë marrë me këtë punë.

“Lumi Erenik ka qenë plazh për banorët e saj, neve tani po na dëmtohen rrugët dhe arat, ne nga bujqësia i kemi të gjitha të ardhurat. Kërkojmë reagim urgjent nga Ministria e Mjedisit” shton tutje banori i fshatit Shishmonë të Gjakovës. /IndeksOnline/