75 Mall Live Search
08:26 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Erëra të forta në Shqipëri, përmbyset kamioni

Shqipëria këtë mëngjes është zgjuar nën stuhinë e një ere të fortë.

Një kamion në rrugën Lezhë-Laç, pranë Milotit, është përmbysur në rrugë si pasojë e erës së fortë.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por raportohet se fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.

Mëngjesin e sotëm e gjithë ultësira e rrethit të Krujës është gdhirë nën reshjet e dëborës.

Reshjet kanë filluar mëngjesin e sotëm dhe intensiteti i tyre është mjaft i madh.

Në Llogara kanë rënë reshje të lehta dëbore por që nuk kanë asnjë problem në qarkullim. Rreshje të lehta dëbore kanë rënë edhe në Durrës.