75 Mall Live Search
15:21 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / k.v

Erëra të fuqishme në Prishtinë/ Rrëzohet pema në ‘Pejton’, dyshohet për të lënduar

Erëra të fuqishme të përcjella me shi e breshër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rajone të ndryshme të vendit.

Lexues të IndeksOnline, kanë njoftuar se nga erërat e mëdha sot pasdite është rrezuar një pemë në lagjen “Pejton” të Prishtinës, e cila ka lënduar dy persona.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për këtë rast.

Rikujtojmë se për stuhi e vërshime gjatë kësaj jave ka njoftuar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./IndeksOnline/