75 Mall Live Search
19:47 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Erërat dëmtojnë kulmin e shkollës “Shaban Idrizi” në Mitrovicë, nesër nuk do të mbahet mësim

Erërat kanë dëmtuar kulmin e shkollës “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicë.

Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, ka bërë të ditur se nesër nuk do të zhvillohet mësimi.

“Për arsye se erërat e forta e kanë hjekur pjesën më të madhe të kulmit të shkollës, ju njoftojmë se mësimi nesër nuk do të zhvillohet”, ka thënë Kadriu.

Ndërsa ka faleminderuar policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre./Indeksonline/