Erërat dhe bora rrëzojnë pemët në kryeqytet

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të pandërprera të borës përgjatë gjithë natës, në disa lagje të kryeqytetit përveç vështirësive në qarkullim, pasi që trotuaret janë mbuluar nga bora, rrezik tjetër paraqet dhe rrëzimi i pemëve, të cilat tashmë shihen në disa lagje të kryeqytetit.

E pemë të thyera pas reshjeve të borës , shihen në disa lokacione në Prishtinë, e po ashtu në Lagjen Peton, ku shihen pemët e rrëzuara përtokë në rrugët kryesore të kësaj lagje, ku ka qarkullim të madh të qytetarëve.
Duke parë gjendjen e rrugëve dhe rrezikun nga thyerja e pemëve dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës, që të mos i frekuentojnë parqet gjatë ditës së sotme./IndeksOnline/
