20:17 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Erërat e forta dëmtojnë pullazet e shtëpive në Gjilan (Foto)

Reshje të mëdha të shiut dhe erëra të forta ka pasur sot në qytetin e Gjilanit.

Kësisoj është bërë e ditur se është aktivizuar edhe shtabi i emergjencave, të cilët kanë intervenuar në disa pjesë të qytetit dhe në fshatra, duke i dalë në ndihmë banorëve.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka njoftuar se ekipi i këtij resori dhe Shërbimit të Zjarrfikësve, kanë dalë menjëherë në terren, duke iu dalë në ndihmë banorëve të cilët janë prekur nga vërshimet në Gadish, Lagjen e Vishnjeve, dhe në pjesën hyrëse të fshatit Malishevë, sikurse edhe që kanë intervenuar pas dëmtimit të pullazeve të tri shtëpive, transmeton Indeksonline.

Spahiu ka njoftuar poashtu se fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka, pos atyre materiale, vlera e të cilave akoma nuk dihet dhe në ditët në vijim pritet të dilet me konstatimin final.

I pari i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka apeluar qytetarët që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrat e emergjencave, 112 dhe 193, sikurse që ka kërkuar nga ta që në rastet kur paraqiten erëra të forta të kenë kujdes gjatë lëvizjes, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/