Erërat e forta dëmtuan rrjetin energjetik në Viti, deklarohet KEDS-i

KEDS-i ka njoftuar se, si pasojë e erërave të forta në disa rajone të vendit, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës.
Dëme janë evidentuar edhe në Komunën e Vitisë, transmeton IndeksOnline.
“Me këtë rast janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë. Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Me këtë rast, KEDS-i ka informuar konsumatorët e prekur në këtë rajon se, edhe pse riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë, janë angazhuar ekipe shtesë me qëllim që sa më parë këtyre konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi.
