75 Mall Live Search
19:21 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Erërat e forta hedhin në tokë llamarinat e pullazit të Pallatit të Drejtësisë

Gjatë pasdites së sotme, erëra të forta e kanë përfshirë Prishtinën.

Derisa në Pallatin e Drejtësisë mbahej seanca dëgjimore  për caktimin e masës së sigurisë ndaj të kthyerve nga Siria, era e fuqishme përfshiu këtë pjesë.

Punëtorët e sigurim vraponin për të mbledhur disa llamarina që era i barte në oborrin e Pallatit të Drejtësisë.