Erërat e forta në Prishtinë rrëzojnë lisin, dëmtohen disa vetura
Të reshurat e borës janë kthyer përseri në vendin tonë, derisa po shoqërohen edhe me erëra të forta.

Kështu, intensiteti i lartë i erërave të forta ka bërë që të rrëzohet një lis në lagjen “Ulpiana”, në kryeqytet.

I njëjti lis ka dëmtuar disa vetura të cilat ishin të parkuara në këtë pjesë të Prishtinës.


Kujtojmë faktin se që nga dita e nesërme, temperaturat përsëri do të shënojnë rënie. /Indekosnline/


