17:24 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Erërat e forta rrezikuan jetën e gjilanasve, policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Erërat e forta që kanë mbizotëruar gjatë ditës së sotme në Kosovë, veçmas në qytete në afërsi të Prishtinës, kanë shkaktuar dëme materiale.

Këto erëra të forta janë ndjerë edhe në Gjilan, ku kanë rrezikuar edhe jetën e disa qytetarëve, e njëri nga ta në adresë të Indeksonline ka dërguar një fotografi ku tregon se si kulmi i një banese është shkatërruar dhe ka dalë nga vendi.


Qytetari rrëfen se për shkak të rrezikut, në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë monitoruar gjendjen dhe kanë kërkuar mbylljen e lokaleve që ndodhin në të njëjtin objekt për disa orë.

Pasoja era la edhe në kryeqytet. Disa shtëpi kanë mbetur pa kulm, ndërsa edhe pemë e lisa u shkëputën./Indeksonline/