75 Mall Live Search
13:04 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Erërat e forta rrëzojnë tërë kulmin e një objekti afarist në Gjakovë

Erërat e forta të këtyre ditëve në Gjakovë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë qytet të Kosovës.

IndeksOnline ka siguruar pamje se si një objekt afarist në Gjakovë, ka mbetur tërësisht pa kulm, meqë ai ka rënë si pasojë e erërave  të forta.

Në video shihet kulmi i rrëzuar në tokë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

IndeksOnline sjell pamje: