Erërat e fuqishme lënë pa kulm e dritare disa shkolla, në Istog

Ka dy ditë në vendin tonë po mbizotëron mot i lig me reshje bore e i shoqëruar me stuhi të fuqishme.
Për shkak të këtij moti, shumë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa si gjithnjë Istogu për shkak të pozitës gjeografike, mbetet një nga vendet më të goditura nga erërat, transmeton Indeksonline.
Ndonëse deri tani s’raportohet për persona të lënduar, megjithatë dëmet materiale janë të shumta.
Madje, përmes këtyre imazheve mund të shihni se si disa nga shkollat në Komunën e Istogt, kanë mbetur pa kulm, por edhe dritaret kanë lëvizur nga vendi.
Derisa, sot është pezulluar procesi mësimor./Indeksonline






