14:34 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Erërat e fuqishme në kryeqytet, veturat pësojnë dëmtime

Erërat e forta në kryeqytet kanë rrëzuar disa pemë e po ashtu edhe kulme e objekte të ndryshme.

Dëme po pësojnë edhe automjetet të cilat janë të parkuara nëpër rrugët e Prishtinës.

Në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, disa rrethoja në objektet ku po ndertohen janë rrëzuar nga era duke rënë mbi disa vetura, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, për shkak të erërave të forta, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë apel tek qytetarët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për shkak të erërave të forta./Indeksonline/