75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Erërat e fuqishme s’kanë të ndaluar në Istog, shikoni pamjet e pasdites së sotme

Reshjet e borës u rikthyen mbrëmë në vend. Përpos kësaj thuajse në çdo komunë pati erë të madhe e cila shkaktoi edhe dëme.

Por erëra të fuqishme janë aktive edhe sot në komunën e Istogut.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje ku shihet se era është duke vazhduar edhe sot dhe po shkakton dëme në këtë anë.

Erërat janë duke u përcjellur edhe me reshje bore, që e bëjnë motin edhe më vështirë të përballueshëm./Indeksonline/